MEHMETAJ Rukie
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1939, në Vlad të Tropojës. Me vendim nr. 19, datë 24 shkurt 1975, Gjykata e Rrethit të Tropojës e deklaroi fajtor për «agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor» dhe e dënoi me 5 vjet burg. Më 10 korrik 1982, me vendim të Pleniumit të Gjykjatës së Lartë, u deklarua e pafajshme. AISKK, F. 1, V. 2016, D. 55/1, F. 193-194.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]