MEHMETI Age
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Në zbatim të ligjit nr. 7516, datë 30 shtator 1991, të ligjit nr. 7660, datë 14 janar 1993, si dhe të Udhëzimit të Këshillit të Ministrave nr. 2, datë 4 janar 1992, për njohjen e kohës së dënimit të vuajtur për motive politike, komisioni i ngritur për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit me heqje lirie, të faktit të vdekjes së personit në burg pa qenë i dënuar dhe të pushkatuarve pa gjyq, në mbledhjen e datës 16 prill 1994, vendosi vërtetimin e faktit të vuajtjes së dënimit për motive politike nga data 23 qershor 1953 deri në datës 25 shkurt 1954. F. 5, Viti 2016, D. 37, f. 89.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]