MEHMETI Kozeta
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Shijak, në vitin 1960. Në zbatim të vendimit nr. 445, datë 13 dhjetor 1991 të Këshillit të Ministrave, komisioni i krijuar për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, me vendim nr. 23, datë 22 maj 1993, vendosi t’i njohë kohën e dëbimit për motive politike nga rrethi i Tiranës në rrethin e Shijakut, prej datës 30 qershor 1960 deri më 30 tetor të vitit 1969. F. 5, Viti 2016, D. 39, f. 41-42.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]