MEHMETI Telhat
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Dibër, më 14 dhjetor 1929. U arrestua më 22 tetor 1975, dhe me vendim nr. 22, datë 5 shkurt 1976, Gjykata e Rrethit Elbasan e deklaroi fajtor për «agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor» dhe e dënoi me 8 vjet heqje lirie, konfiskimin e pasurisë, si dhe heqjen e dekoratës “Urdhër i Punë i Klasit të tretë”. F. 5, Viti 2016, D. 73, f. 157-158.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]