MELI Niko
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Qeparo, në vitin 1916. Me vendim nr. 101, datë 14 mars 1950, Gjykata Ushtarake e deklaroi fajtor për «tentativë arratisjejeje» dhe e dënoi me 8 vjet heqje lirie, si dhe humbjen e të drejtës elektorale për 2 vjet kohë. Me vendim nr. 189, datë 17 korrik 1954, Gjykata e Lartë Ushtarake e deklaroi fajtor për «pjesëmarrje në një organizatë kundër pushtetit popullor, me qëllim arratisjeje në një shtet të huaj» dhe e dënoi me vdekje, me pushkatim, si dhe humbjen e të drejtave përgjithmonë. F. 5, Viti 2016, D. 33, f. 212-213.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]