MELO Jani
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1894, në Delvinë. Me vendim nr. 243, datë 18 nëntor 1947, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e deklaroi fajtor se «ka marrë pjesë në një organizatë tradhtare që kishte për qëllim rrëzimin e pushtetit popullor, është vënë në shërbim të Sillogut të Janinës, ka kryer detyra që i janë ngarkuar duke krijuar dhe grupe të tjerë antipushtet» dhe e dënoi me 25 vjet burg, konfiskimin e pasurisë dhe humbjen e të drejtës elektorale për 5 vjet kohë. AISKK, F. 1, V. 2016, D. 60/1, F. 45-46.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]