MEMA Magrip
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Progonat të Tepelenës, më 30 dhjetor 1924. Në zbatim të ligjit nr. 7514, datë 30 shtator 1991 dhe të udhëzimit nr. 2, datë 4 janar 1992 të Këshillit të Ministrave, komisioni i ngritur për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit me heqje lirie, të faktit të vdekjes së personit në burg pa qenë i dënuar dhe të pushkatuare pa gjyq kur mungojnë dokumentet, në mbledhjen e datës 5 prill 1992, vendosi vërtetimin e faktit të vdekjes së tij pa gjyq për motive politike, më 20 mars 1944. F. 5, Viti 2016, D. 34, f. 62-63.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]