(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi në Kollorat, në vitin 1918. U arrestua më 28 tetor 1947, dhe me vendim nr. 279, datë 28 gusht 1948, Gjykata e Lartë Ushtarake e deklaroi fajtor për «krime kundër shtetit dhe popullit» dhe e dënoi me burgim të përjetshëm, konfiskimin e pasurisë së luajtshme dhe të paluajtshme, si dhe humbjen e përhershme të të drejtave civile dhe politike. Me dekret nr. 962, datë 27 prill 1948 të Presidiumit të Kuvendit Popullor, dënimi iu zbrit nga burgim i përjetshëm në 15 vjet heqje lirie. F. 5, Viti 2016, D. 33, f. 267-268.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]