MERLIKA Petrit
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Djali i ish-kryeministrit Mustafa Kruja (Merlika) [shih]. Lindi në Krujë, në vitin 1915. Me vendim nr. 609, datë 31 tetor 1946, Gjykata Ushtarake e Tiranës e deklaroi «armik të popullit» e «sabotator të pushtetit» dhe e dënoi me 15 vjet burgim, konfiskimin e pasurisë së luajtshme dhe të paluajtshme, si dhe humbjen e të drejtave civile baraz me kohën e ndëshkimit. U lirua më 1960 dhe u internua familjarisht deri në rënien e regjimit komunist. F. 5, Viti 2016, D. 58, f. 78-79.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]