MEROLLI Sulejman
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 3 shkurt 1920, në Trestenik të Korçës. Me vendim nr. 248, datë 1 dhjetor 1947, Gjykata Ushtarake e Korçës e deklaroi «armik të popullit» dhe e dënoi me 5 vjet burg, punë të detyruar dhe humbjen e të drejtave civile e politike për 3 vjet kohë. Pas lirimit u internua. Me vendim nr. 12, 29 maj 1992, komisioni i krijuar për verifikimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, vendosi t’i njohë kohën e internimit/dëbimit nga rrethi i Korçë në Radostinë të Fierit, prej 1 korrikut të vitit 1951 deri më 21 korrik 1964. AISKK, F. 1, V. 2016, D. 60/2, F. 28-29, 89-90.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]