MERSINLLARI Tosun
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Maliq, më 10 korrik 1897. Me vendim nr. 22, datë 15 mars 1945, Gjykata Ushtarake Territoriale e Korçës e deklaroi fajtor për «pjesëmarrje në grup kundër pushtetit popullor» dhe e dënoi me 12 vjet burg, konfiskimin e pasurisë së luajtshme e të paluajtshme, si dhe humbjen e të drejtave elektorale për 3 vjet kohë. U amnistua me dekret nr. 3006, datë 23 nëntor 1959 të P. K.P.-së. F. 5, Viti 2016, D. 38, f. 308-309.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]