(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 1943, në Llovinë të Gjirokastrës. Më 13 korrik 1977, Gjykata e Rrethit të Beratit e deklaroi fajtor për «agjitacion dhe propagandë kundër pushtetit popullor» dhe e dënoi me 10 vjet burg, si dhe humbjen e së drejtës elektorale për 5 vjet kohë. Qëndroi i burgosur deri më 10 shtator 1984, kur kjo çështje u rihetua dhe nuk u gjetën prova për veprën penale që ai ishte mbajtur në burg që prej 23 tetorit të vitit 1976. AISKK, F. 1, V. 2016, D. 46, F. 10-11.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]