(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi në Shkodër, në vitin 1914. U arrestua më 4 gusht 1947, dhe me vendim nr. 428, datë 27 nëntor 1947, Gjykata Ushtarake e Shkodrës e deklaroi fajtor për «faje penale kundër popullit e shtetit» dhe e dënoi me burgim të përjetshëm, si dhe konfiskimin e pasurisë së luajtshme dhe të paluajtshme. F. 5, Viti 2016, D. 73, f. 32-33.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]