(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi në Shkodër, më 14 korrik 1921. Me vendim nr. 480, datë 10 dhjetor 1947, Gjykata Ushtarake e Shkodrës e deklaroi fajtor për «agjitacion e propagandë kundër Pushtetit Popullor» dhe e dënoi me 20 vjet heqje lire, konfiskimin e pasurisë së tundshme dhe të patundshme, si dhe humbjen e të drejtave civile e qytetare për 3 vjet kohë. F. 5, Viti 2016, D. 37, f. 103-104.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]