METALIJA Babush
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Tropojë, më 27 janar 1887. Në zbatim të vendimit nr. 445, datë 13 dhjetor 1991, të Këshillit të Ministrave, komisioni i krijuar për verifikimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, me vendim nr. 28, datë 18 prill 1994, vendosi t’i njohë kohën e internimit për motive politike nga rrethi i Tropojës në rrethet e Beratit e të Tepelenës, prej datës 10 tetor 1948 deri më 15 dhjetor 1953. F. 5, Viti 2016, D. 37, f. 64-65.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]