(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi në Kolonjë, në vitin 1881. Në zbatim të ligjit nr. 7514, datë 30 shtator 1991, të ligjit nr. 7660, datë 14 janar 1993, si dhe të udhëzimit nr. 2, datë 4 janar 1992 të Këshillit të Ministrave, komisioni i krijuar për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit me heqje lirie, të faktit të vdekjes së personit në burg pa qenë i dënuar dhe të pushkatuarve pa gjyq, në mbledhjen e datës 14 nëntor 1992 vendosi vërtetimin e faktit juridik të vrasjes së tij pa gjyq për motive politike më 25 prill të vitit 1951. F. 5, Viti 2016, D. 36, f. 157-158; F. 5, Viti 2016, D. 58, f. 19-20.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]