(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 13 shkurt 1961. U internua dhe u dëbua për motive politike. Me vendim nr. 24, datë 18 qershor 1993, komisioni i krijuar për verifikimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, vendosi t’i njohë kohën e internimit dhe dëbimit nga rrethi Korçë në Shtyllas të Fierit, prej vitit 1962 deri më 1985. AISKK, F. 1, V. 2016, D. 60/2, F. 6-7.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]