MIHALI (papamihali) Papa Josif

MIHALI (papamihali) Papa Josif
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Klerik katolik i ritit bizantin, martir i Kishës. Lindi në Elbasan, më 23 shtator të vitit 1912. Studimet i kreu në seminarin «Benedikti XI», në Grotaferrata (Itali); studimet e filozofisë dhe të teologjisë në seminarin e Shën Atanazit në Romë, ku dhe u shugurua, më 1 dhjetor të vitit 1935. Një vit më vonë u kthye në Shqipëri dhe u caktua famullitar i kishës së Shën Pjetrit në Elbasan. U arrestua në vitin 1945, dhe u dërgua me punë të detyruar në Korçë. I rraskapitur nga lodhja, meqë nuk mund të punonte më, më 26 tetor 1948 e varrosën të gjallë në kënetën e Maliqit. U shpall martir i Kishës nga Papa Françesku në prill të vitit 2016.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]