MIMA Jovan Andrea
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1925, në Durrës. Me vendim nr. 472, datë 11 gusht 1993, Gjykata e Rrethit të Durrësit vendosi njohjen e faktit juridik të vrasjes së tij në përpjekje me forcat partizane, në afërsi të fshatit Bërxullë të Tiranës. AISKK, F. 1, V. 2016, D. 55/1, F. 245-247; Gazeta 55, 27 nëntor 2015, 17.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]