MINAROLLI Shefki
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në vitin 1903, në Pogradec. Me profesion hotelier dhe me arsim fillor. Më 27 shtator 1947, Këshilli i Gjykatës së Lartë Ushtarake e dënoi me 20 vjet privim lirie, konfiskimin e pasurisë, si dhe humbjen e të drejtës politike baraz me kohën e ndëshkimit, si «…inisiator i një organizate klandestine kundër Pushtetit Popullor», se është «…munduar me anë propagande të sabotojë reformat dhe të krijojë disfatizëm e pasiguri», se ka «…krijuar lidhje me kriminelët e luftës mbrenda dhe jashtë Shqipëris duke u përpjekur të pregatisë një kryengritje kundër Republikës Popullore të Shqipërisë», se është «…lidhur me Sillogun Vorio-epirot të Janinës e Selanikut dhe ka marrë prej tyre udhëzime, ndihma dhe lëndë propagandistike», se ka «…krijuar lidhje me anglo-amerikanët e me monarkofashistat grekë, nga të cilët ka marrë udhëzime dhe u ka dhënë informata me karakter ushtarak, politik dhe ekonomik», se ka «…kryer një aktivitet t’organizuar sabotimi në qendrat e punës», se ka «…nxitur t’aratisurit të kryejnë aksione dhe ka pregatitur lëvizjen e 9 Shtatorit kundër Qytetit të Shkodrës» dhe se ka «….shtyrë t’aratisurit të vrasin njerëz të Pushtetit dhe ka vendosur të bëjë atentate kundër Udhëheqësavet të Pushtetit.» F. 5, Viti 2016, D. 73, f. 173-174.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]