(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi në Gostivisht të Korçës, në vitin 1928. Me vendim nr. 227, datë 13 gusht 1946, Gjykata Ushtarake e Korçës e deklaroi «sabotator të luftës dhe të pushtetit» dhe e dënoi me 5 vjet heqje lire, konfiskimin e pasurisë së luajtshme dhe të paluajtshme, si dhe humbjen e të drejtave elekorale baraz me kohën e ndëshkimit. U lirua me dekret nr. 546, datë 3 janar 1948. F. 5, Viti 2016, D. 73, f. 63-64.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]