MIRAKA Nikollë
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Selce të Shkodrës, në vitin 1917. U arrestua më 23 prill 1953, dhe me vendim nr. 148, datë 26 gusht 1953, Gjykata Ushtarake e Shkodrës e deklaroi fajtor për «bashkëpunim me diversantët, [duke] i strehuar dhe furnizuar» dhe e dënoi me 10 vjet burg, konfiskimin e një lope, një vici, 10 derrave dhe 5 qingjave, si dhe humbjen e të drejtave elektorale për 3 vjet kohë. F. 5, Viti 2016, D. 101, f. 80-81.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]