(Person i dënuar nga regjimi komunist)
E bija e Ndoc [shih] e Luçie Mirakajt [shih]. Lindi në vitin 1942. Më 1945, u internua në kampin e Tepelenës bashkë me të ëmën, Luçien, dhe të vëllain, Bibjanin [shih]. Pas ekzekutimit të të atit, më 1950, u lirua nga internimi dhe u strehua në Tiranë, te tezja e saj.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]