MIRIJA Prend
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Mnelë të Shkodrës, më 7 maj 1890. U arrestua më 28 gusht 1948. Me vendim nr. 197, datë 27 gusht 1949, Gjykata Ushtarake e Tiranës e deklaroi fajtor për «faje penale kundër popullit dhe shtetit» dhe e dënoi me 5 vjet heqje lirie me punë të detyruar, si dhe me humbjen e të drejtave elektorale për 1 vit kohë. F. 5, Viti 2016, D. 35, f. 64-65.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]