MISRASI Dhimosten
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Korçë, në vitin 1931. Me vendim nr. 109, datë 8 shtator 1950, Gjykata Ushtarake e Korçës e deklaroi fajtor për «tradhëti ndaj atdheut, duke dhënë informata në dëm të policisë» dhe e dënoi me 7 vjet privim lirie me punë të detyruar. F. 5, Viti 2016, D. 38, f. 164.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]