MITKO Ramadan
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Boshanj të Kolonjës, më 25 mars 1927. Me vendim nr. 32, datë 29 shtator 1977, Gjykata e Rrethit të Kolonjës e deklaroi fajtor për «agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor» dhe e dënoi me 10 vjet heqje lirie, si dhe humbjen e të drejtës elektorale për 3 vjet kohë. F. 5, Viti 2016, D. 73, f. 261-262.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]