MORAVA Zyhdi
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Shkrimtar. Lindi në fshatin Gracë të Devollit, më 14 mars të vitit 1946. U internua nga Tirana në fshatin Yrshek për motive politike. U arrestua më 3 mars 1978, dhe me vendim nr. 282, datë 4 korrik 1978, Gjykata e Rrethit të Tiranës e deklaroi fajtor për «agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor» dhe e dënoi me 8 vjet heqje lirie. Dënimin e vuajti në Spaç. Me dekret nr. 6656 të Presidiumit të Kuvendit Popullor, datë 28 tetor 1982, iu fal pjesa e mbetur e dënimit. Mes viteve 1982-1991 u shtrëngua të punojë si punëtor ndërtimi, punëtor ngarkim-shkarkimi, punëtor në fermë bujqësore dhe roje nate në një stallë kuajsh. Më 2005 u zgjodh kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artisteve (LSHA). Vdiq në Tiranë, më 9 korrik 2010. Vepra: “Autoportret” (poezi, 1991), “Dashuritë e mia” (poezi, 1992), “Shpirtra të uritur” (tregime, 1994), “Vjeshtë e një burri” (tregime, 1995), “Për atë që iku” (poezi, 1996), “Ujku i natës së fundit” (roman, 1996), “Tërbimi” (roman, 1997), “Qefini i hënës” (poezi, 1998), “Udhë të humbura” (roman, 1999), “E papritura” (tregime 2000), “Hingëllimat e shiut” (poezi, 2001), “E veçanta e një dashurie” (roman, 2003), “99 poezi dashurie” (roman, 2003), “Bashkëshort i çmendur” (roman, 2004), “Burri i të dashurës sime” (roman, 2004), “ E zhdukura” (roman, 2004) etj. F. 5, Viti 2016, D. 73, f. 167-168; Antologjia e plagëve, 2, QSHRT,Tiranë, 2013, f. 274.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]