MUÇA Xhavit
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në vitin 1920, në Çezmë të Madhe të Pogradecit. Me vendim nr. 2, datë 29 qershor 1945, Gjykata Ushtarake e Pogradecit e deklaroi «kriminel lufte» dhe «armik të popullit» dhe e dënoi me vdekje. Më vonë, dënimi iu kthye në burgim të përjetshëm. Në bazë të faljes së Kryeministrisë nr. 80, datë 17 dhjetor 1945, dënimi iu zbrit në 30 vjet burg. Me dekretin nr. 819, datë 27 prill 1949, dënimi iu ul në 15 vjet burg. U arrestua sërish, dhe me vendim nr. 28, datë 28 shtator 1966, Gjykata e Qarkut të Korçës e deklaroi fajtor për «vënie në shërbim të UDB-së Jugosllave dhe për tendencë arratisjeje», si dhe për «agjitacion e propagandë kundër shtetit» dhe e dënoi me vdekje, konfiskimin e pasurisë dhe humbjen e të drejtave elektorale për 5 vjet kohë. F. 5, Viti 2016, D. 31, f. 217-218.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]