MUHAJ Hanko
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në vitin 1910, në Kraps. Në zbatim të vendimit nr. 445, datë 13 dhjetor 1991, të Këshillit të Ministrave, komsioni i krijuar për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, me vendim nr. 28, datë 18 prill 1994, vendosi t’i njohë kohën e internimit për motive politike nga rrethi i Fierit në Kamzë të Tiranës, prej vitit 1948 deri në vitin 1950. F. 5, Viti 2016, D. 31, f. 62-63.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]