(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi në Tuz të Malit të Zi, më 8 shkurt 1894. Në zbatim të ligjit nr. 7514, datë 30 shtator 1991, dhe të udhëzimit nr. 2, datë 4 janar 1992 të Këshillit të Ministrave, komisioni i krijuar për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit me heqje lirie, të faktit të vdekjes së personit në burg pa qenë i dënuar dhe të pushkatuarve pa gjyq kur mungojnë dokumentet, në mbledhjen e datës 4 prill 1992, vendosi vërtetimin e faktit të vrasjes së tij pa gjyq për motive politike, më 26 janar 1945. F. 5, Viti 2016, D. 35, f. 100-101.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]