MULAJ Ajmane
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në vitin 1935. Në zbatim vendimit nr. 445, datë 13 dhjetor 1991 të Këshillit të Ministrave, komisioni i krijuar për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, me vendim nr. 20, datë 10 shkurt 1993, vendosi t’i njohë kohën e dëbimit për motive politike nga rrethi i Kukësit në rrethin e Lushnjës, prej vitit 1961 deri më 30 shtator të vitit 1991, nga këto 3 vite internim. F. 5, Viti 2016, D. 35, f. 9-10.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]