MULLAJ Ahmet
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1927, në Korçë. Më 11 dhjetor 1966, Gjykata e Qarkut të Korçës e deklaroi fajtor për «tradhëti ndaj atdheut» dhe për «nxitjen e urrejtjes dhe grindjeve raciale, nacionale ose fetare në popull, si dhe përgatitja, përhapja ose ruajtja me qëllim përhapjeje të shkrimeve me përmbajtje të tillë» dhe e dënoi 20 vjet burg dhe humbjen e të drejtës elektorale për 3 vjet kohë. AISKK, F. 1, V. 2016, D. 52, F. 83-84.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]