(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 1901 në Bilisht. Me vendim nr. 290, datë 2 tetor 1946, Gjykata Ushtarake e Korçës e deklaroi «sabotator të luftës dhe të pushtetit» dhe e dënoi me 1 vit burg, humbjen e të drejtave civile dhe punë të detyruar baraz me kohën e ndëshkimit. U lirua më 20 qershor 1947. AISKK, F. 1, V. 2016, D. 52, F. 113-114.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]