MURATI Kujtim
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Kaninë të Vlorës, në vitin 1946. Me vendim nr. 156, datë 20 nëntor 1966, Gjykata Ushtarake e Tiranës e deklaroi fajtor për «tradhëti ndaj atedheut e mbetur në përgatitje» dhe e dënoi me 15 vjet heqje lirie, konfiskimin e pasurisë, si dhe humbjen e të drejtës elektorale për 3 vjet kohë. F. 5, Viti 2016, D. 33, f. 202-203; Fahri Shaska, Të quajtur armiq të popullit, 2010, 55.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]