MURRIZI Qamil
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 20 maj të vitit 1930. Në zbatim vendimit nr. 445, datë 13 dhjetor 1991 të Këshillit të Ministrave, komisioni i krijuar për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, me vendim nr. 16, datë 18 gusht 1992, vendosi t’i njohë kohën e dëbimit për motive politike nga rrethi i Kavajës në rrethin e Lushnjës, prej datës 20 qershor të vitit 1966 deri më 30 shtator të vitit 1991. F. 5, Viti 2016, D. 35, f. 7-8.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]