(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 1919, në Hotesh të Dibrës. Me vendim nr. 442, datë 2 tetor 1946, Gjykata Ushtarake e Shkodrës e deklaroi fajtor se «gjatë qëndrimit si postkomandant në Shllak, nuk ka kryer detyrën, por ka rënë në kompromis me kriminelët e arratisur dhe i ka përkrahuar ata» dhe e dënoi me 5 vjet burg dhe punë të detyruar. Më 12 tetor 1946, Gjykata e Lartë ia zbriti dënimin në 2 vjet burg dhe punë të detyruar. AISKK, F. 1, V. 2016, D. 53, F. 42-43.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]