MUSTAFA Petrit
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1935, në Durrës. U internua dhe burg për motive politike. Me vendim nr. 50, datë 14 mars 1983, Gjykata e Rrethit të Elbasanit e deklaroi fajtor për «largim pa leje nga vendi i internimit» dhe e dënoi me 6 muaj burg. Me vendim nr. 129, datë 17 qershor 1988, Gjykata e Rrethit të Elbasanit e deklaroi fajtor për «agjitacion e propagandë» dhe e dënoi me 10 vjet burg. AISKK, F. 1, V. 2016, D. 55/1, F. 139-140.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]