(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 1903, në Kavajë. U arrestua më 5 tetor 1946. Me vendim nr. 632, datë 23 nëntor 1946, Gjykata Ushtarake e Tiranës e deklaroi fajtor për «krime kundër shtetit» dhe e dënoi me 2 vjet burg, humbjen e të drejtave qytetare e politike dhe punë të detyruar baraz me kohën e ndëshkimit. AISKK, F. 1, V. 2016, D. 55/1, F. 197-198.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]