(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi në Përmet, më 3 gusht 1933. Në zbatim të vendimit nr. 445, datë 13 dhjetor 1991 të Këshillit të Ministrave, komisioni i krijuar për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, me vendim nr. 24, datë 18 qershor 1993, vendosi t’i njohë kohën e internimit nga rrethi i Tiranës në rrethin e Kavajës, prej datës 10 janar 1949 deri më 27 shkurt të vitit 1951. F. 5, Viti 2016, D. 58, f. 62-63.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]