MUSTAFAJ Murat
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Përmet, në vitin 1887. U arrestua më 24 shkurt 1946, dhe me vendim nr. 79, datë 11 shtator 1946, u deklarua fajtor se «i është gjetur një sasi materiali ushtarak i pa denoncuar dhe ka qenë i lidhur ngusht me Organizatën e Ballit Kombëtar», ndaj u dënua me 30 vjet burgim (nga këto 20 vjet punë e detyruar), konfiskim të pasurisë së luajtshme dhe të paluajtshme, si dhe humbjen e të drejtave elektorale baraz me kohën e dënimit. Me dekret nr. 819, datë 27 prill 1949 të Presidiumit të Kuvendit Popullor, dënimi iu ul në 5 vjet privim lirie (me punë të detyruar). Me dekret nr. 962, datë 25 nëntor 1949, u lirua nga burgu. F. 5, Viti 2016, D. 73, f. 104-106.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]