MUSTAFARAJ Qemal
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1926, në Fier. Me vendim nr. 86, datë 22 shtator 1945, Gjykata Ushtarake e Fierit e deklaroi «armik të popullit» dhe «kriminel lufte» dhe e dënoi me vdekje dhe konfiskimin e pasurisë së luajtshme e të paluajtshme. Më vonë, dënimi iu kthye në burgim të përjetshëm dhe punë të detyruar. AISKK, F. 1, V. 2016, D. 60/1, F. 63-64.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]