MYRTOLLARI Shefqet
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Zemblak të Korçës, në vitin 1914. Me vendim nr. 41, datë 19 mars 1951, Gjykata e Rrethit të Korçës e deklaroi fajtor për «dhënie informacioni monarkofashistëve grekë» dhe e dënoi me 20 vjet privim lirie me punë të detyruar, konfiskimin e pasurisë, si dhe humbjen e te drejtave civile për 5 vjet kohë. Me dekret nr. 2491, datë 22 korrik 1957, dënimi iu zbrit në 15 vjet privim lirie. F. 5, Viti 2016, D. 38, f. 262-263.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]