NALLBANI Salush Rexhep

NALLBANI Salush Rexhep
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1892, në Berat. Më 30 maj 1993, komisioni i ngritur për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit me heqje lirie, të faktit të vdekjes së personit në burg pa qenë i dënuar dhe të pushkatuarve pa gjyq, vendosi të njohë faktin e vrasjes së tij pa gjyq për motive politike, më 12 shtator 1943. AISKK, F. 1, V. 2017, D. 77, fl. 70-71; Gazeta 55, 18 nëntor 2015, 17.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]