(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi në Orosh të Mirditës, më 28 qershor të vitit 1928. Mësimet e para i kreu në Konviktin e Oroshit, kurse të mesmet në Liceun «Illyrikum» në Shkodër. Pas mbarimit të shkollës, u caktua mësues në Rrëshen. U arrestua në Shkodër, më 14 qershor 1946, si kundërshtar i regjimit komunist. U dënua me 17 vjet burg, dhjetë nga të cilat i bëri në burgun e Burrelit. Pas rënies së komunizmit, u zgjodh kryetar i Degës së Shoqatës së të Persekutuarve Politikë të Mirditës (1991-maj 2002). Vdiq maj të vitit 2006. Vepra: Mirdita (artikuj dhe studime historike), 1997, bashkëautor; Kontakt Poetik, 1998, bashkëautor; Kardinal Ahuni, 1999; Ndëshkimi i pafajsisë (novela), 2001; Davita e Kulakut (tregime e novela); Luftëtarë mirditas të lirisë (një pasqyrim i rezistencës antikomuniste në Mirditë); S’mujta me e ndal kohën (kujtime), 2006. Prengë Gjergj Gjomarkaj, Mirdita nën terrorin komunist, ISKK, Tiranë 2016, f. 252-254.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit