NDOKA Mëhill
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 3 shkurt të vitit 1927. Në zbatim të ligjit nr. 7514, datë 30 shtator 1991, dhe të udhëzimit nr. 2, datë 4 janar 1992, të Këshillit të Ministrave, komisioni i ngritur për vërtetimin e kohës së dënimit me heqje lirie, të faktit të vdekjes së personit pa qenë i dënuar dhe të pushkatuarve pa gjyq, vendosi vërtetimin e faktit të dënimit të tij për motive politike prej datës 8 shkurt 1945 deri më 4 tetor 1945. F. 1, Viti 2017, D. 98, f. 70-71.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]