(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi në vitin 1927, në Theth. U arrestua më 22 gusht 1948 dhe, me vendim nr. 147, datë 16 korrik 1949, Gjykata Ushtarake e Tiranës e deklaroi fajtor për «faje penale kundra popullit dhe shtetit», dhe e dënoi me 15 vjet privim lirie me punë të detyruar dhe humbjen e të drejtës civile-politike për 4 vjet kohë. F. 1, Viti 2017, D. 98, F. 129-530.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]