NDONI Drita
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 27 tetor 1955. Me vendim nr. 21, më 8 prill 1993, komisioni i krijuar për verifikimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, vendosi t’i njohë kohën e dëbimit nga Fieri në Këmishtaj të Lushnjës, prej 29 korrikut të vitit 1966 deri më 30 shtator 1991. AISKK, F. 1, V. 2017, D. 90, fl. 97-98.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]