NDOU Gjergj
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Dukagjin, në vitin 1913. U arrestua më 16 janar 1947, dhe me vendim nr. 151, datë 24 prill 1947, Gjykata Ushtarake e Tiranës e deklaroi fajtor për «faje kundër popullit dhe shtetit», dhe e dënoi me 20 vjet privim lirie dhe humbjen e të drejtave civile-politike baraz me kohën e dënimit. F. 1, Viti 2017, D. 98, f. 779-780.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]