NDOU Luc
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Dukagjin, në vitin 1915. U arrestua më 29 korrik 1951, dhe me vendim nr. 254, datë 27 dhjetor 1951, Gjykata Ushtarake Territoriale e deklaroi fajtor për «strehim e furnizim të diversantëve», për «agjitacion e propagandë» dhe për «përgatitje për t’u arratisur», dhe e dënoi me 12 vjet burg dhe humbjen e të drejtave për 3 vjet kohë. U arrestua sërish më 1981 dhe, me vendim nr. 154, datë 17 korrik 1981, Gjykata e Rrethit të Shkodrës e deklaroi fajtor për «agjitacion e propagandë kundër shtetit», dhe e dënoi me 10 vjet heqje lirie, 5 vjet internim dhe humbjen e të drejtës së zgjedhjes për 5 vjet kohë. F. 1, Viti 2017, D. 98, f. 76-77.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]