(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi në Dukagjin, më 8 korrik të vitit 1895. Në zbatim të vendimit nr. 445, datë 13 dhjetor 1991, të Këshillit të Ministrave, komisioni i krijuar për verifikimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, me vendim nr. 22, datë 8 prill 1993, vendosi t’i njohë kohën e internimit të tij nga Dukagjini në rrethin e Tepelenës, prej 10 nëntorit të vitit 1949 deri më 20 dhjetor 1954. F. 1, Viti 2017, D. 98, f. 197-198.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]